Java fillon me rritje shifrash në Greqi, 1 mijë e 381 të infektuar e 50 viktima nga COVID-19

Evropë

Java fillon me rritje shifrash në Greqi, 1 mijë e 381 të infektuar e 50 viktima nga COVID-19

Më: 24 maj 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Kjo e hënë ka filluar me rritje të shifrave nga COVID-19 për Greqinë.

Në krahasim me të dielën, Greqia ka regjistruar shifra më të larta si në viktima dhe në infektime, ku 1 mijë e 381 ishin raste të reja dhe 50 viktima.

Nga ana tjetër rastet në intubim sa vijnë dhe bien teksa sot kanë shkuar në 563.

Problemi më kryesor mbeten qendrat e populluara, pasi vetëm Athina kishte në 24 orët e fundit 160 raste, periferia e saj 126, kurse Selaniku me Pireun nga 101.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat