Rusia i jep ultimatum kompanisë Google

Evropë

Rusia i jep ultimatum kompanisë Google

Më: 25 maj 2021 Në ora: 08:51
Google

Mbikëqyrësi i komunikimit rus të hënën i dha gjigantit Google 24 orë për të fshirë atë që e quajti përmbajtje të ndaluar ose, në të kundërtën, do të gjobitet, dhe tha se Moska përfundimisht mund të ngadalësojë shtrirjen dhe operimin e kompanisë në vend, shkruan Reuters.

Rusia tashmë ka vendosur një ndëshkim ndaj rrjetit social amerikan, Twitter për mos fshirjen e përmbajtjes së ndaluar, gjë që Moska po e bën për të frenuar gjigandët e teknologjisë perëndimore dhe për të forcuar atë që ajo e quan “sovranitetin” e saj në internet.

Një përfaqësues rus i autoritetet mbikëqyrës tha se i kishte dërguar më shumë se 26 mijë thirrje Google-it për të hequr informacione të paligjshme, përfshirë video që përmbajnë informacion mbi drogën ose dhunën dhe materialin nga ato që i quajti organizata ekstremiste.

Google do të gjobitet midis 800 mijë rubla dhe 4 milionë rubla ($ 10 mijë e 800- 54 mijë $) nëse nuk kufizon informacionin e ndaluar.

Një shkelje e përsëritur do të ishte e dënuar me një gjobë deri në 10% të të ardhurave totale vjetore të kompanisë, thotë ai.

Google Rusia nuk iu përgjigj një kërkese për koment rreth afatit të fundit të mbikëqyrësit. Google u akuzua  edhe për censurë për gjoja kufizimin e hyrjes në YouTube të mediumeve ruse, përfshirë RT dhe Sputnik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat