Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2433 raste të reja dhe 50 viktima, ndërsa 556 pacientë janë të intubuar në spitalet COVID në vendin fqinj.
Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë humbur jetën nga koronavirusi 11872 qytetarë. 95.1% kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 556, 62.1% burra. Mosha mesatare e pacientëve në intubim është 67 vjeç, 84.4% kanë një sëmundje tjetër ose janë mbi 70-vjeç.
Numri rekord i rasteve të reja brenda një ditë është shënuar në datë 30 mars 4340 të prekur brenda 24 orëve, ndërsa numri më i lartë i fataliteteve ishte në 28 Nëntor të vitit të kaluar 121 pacientë.