COVID-19 në Itali, rritet ndjeshëm numri i viktimave, regjistrohen 3.224 infektime gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Itali, rritet ndjeshëm numri i viktimave, regjistrohen 3.224 infektime gjatë 24 orëve të fundit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së pandemisë atje.

Referuar të dhënave zyrtare, raportohet se 166 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar këtë numër në 125.501 që prej fillimit të pandemisë.

Rritja e viktimave është e dukshme, pasi një ditë më parë, u raportuan vetëm 110 fatalitete.

Nga ana tjetër janë rritur edhe numri i infektimeve. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.224 raste të reja, rreth 800 më shumë se një ditë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat