Burri i 20-vjeçares, Karolinë, që u vra në mënyrë barbare nga grabitësit, mëngjesin e 11 majit, Glyka Nera, në Greqi, ka vendosur që të ndërrojë vendbanimin.
Ai ka marrë vajzën e tij 11 muajshe dhe ka vendosur të jetojë diku tjetër, por nuk dihet ende se në cilin vend.
Ai së shpejti do të zbrazë të gjithë shtëpinë dhe do ta lërë atë përgjithmonë shkruajnë mediet vendase.
Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet dhe po kërkon mostra të materialit gjenetik në 10 deri në 20 objekte që mendohet se janë prekur ose kanë lëvizur autorët e krimit dhe jo në të gjithë shtëpinë.