Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve me vaksinën për COVID-19, kanë thënë zyrtarë.
Në mars, Rusia pati thënë se ka regjistruar atë që thotë se është doza e parë në botë specifike për kafshë.
Disa rajone kanë filluar vaksinimin në klinikat e veterinarisë, transmeton BBC.
Derisa shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova se kafshët luajnë rol në përhapjen e virusit te njerëzit, infeksione janë konfirmuar në disa specie në tërë botën.
Aty përfshihen qentë, macet, majmunë dhe vizonët.
Periudha e imunitetit pas dozës së Carnivak-Cov është përafërsisht gjashtë muaj.