Presidenti polak paralajmëron NATO-n rreth Rusisë

Evropë

Presidenti polak paralajmëron NATO-n rreth Rusisë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 22:27
Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka përdorur fjalimin e tij në Ditën e Pavarësisë së Gjeorgjisë për t’ua tërhequr vërejtjen vendeve anëtare të NATO-s lidhur me shkeljen e së drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë.

Ai u ka bërë thirrje shteteve që tregohen vigjilente karshi politikave imperialiste dhe agresive, të cilat ai ka thënë se po e anashkalojnë të drejtën ndërkombëtare.

Presidenti polak gjatë fjalimit ka mirëpritur aspiratat e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ai ka theksuar se Gjeorgjia ka të drejtën për liri përkundër agresionit nga Rusia. Në vitin 1918, Gjeorgjia ka shpallur pavarësinë e saj që zgjati vetëm tre vjet, kur Armata e Kuqe e Rusisë e pushtoi këtë shtet. Gjeorgjia riktheu pavarësinë në vitin 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat