Vdekje në solarium, gruaja ndërroi jetë pasi u rrezit” për dy orë në një sallon në Austri

Evropë

Vdekje në solarium, gruaja ndërroi jetë pasi u rrezit” për dy orë në një sallon në Austri

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Përdoruesja e një solariumi në Austri, ka përjetuar shok kur brenda lokalit gjeti kufomën e ish-koleges njëherë ish-klientes e cila ishte “rrezitur” për dy orë.

Ajo bëri të pamundurën që ta kthej në jetën 50-vjeçaren në qytetin Deutsch Kaltenbrun të Austrisë.

E ndjera ishte futur në sallon në ora 14:30, e kufoma e saj është zbuluar nga një grua tjetër rreth orës 16:45.

Ajo kishte dyshuar se diçka nuk është në rregull, kur vërejti se kabina e parë ishte e zënë dhe se nga brendësia e saj nuk dëgjohej asgjë.

Pasi thirri disa herë gruan, vendosi ta hap derën dhe aty mbeti e shokuar kur pa trupin e saj të pajetë.

Ndihma e shpejtë vetëm sa e ka konstatuar vdekjen e saj. E autopsia ka konstatuar se nuk ka kurrfarë shenje dhune apo ndonjë lëndim në trup.

Zyrtarë të sallonit kanë bërë të ditur se pajisjet e tyre janë në gjendje të mirë, dhe se nuk ka pasur kurrfarë prishje që do të mund t’ia rrezikonte jetën klientëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat