Rusia nënshkruan marrëveshjen me UNICEF, doza Sputnik V për të vaksinuar 110 milionë persona

Evropë

Rusia nënshkruan marrëveshjen me UNICEF, doza Sputnik V për të vaksinuar 110 milionë persona

Më: 27 maj 2021 Në ora: 21:13
Ilustrim

Rusia ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar UNICEF, fondin e fëmijëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me vaksinën e saj Sputnik V.

Kështu, Rusia do t’i ofrojë UNICEF-it doza të mjaftueshme për të vaksinuar 110 milionë persona.

Kështu, bëri të ditur të enjten Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), që e marketon produktin ndërkombëtarisht.

Prokurimi dhe shpërndarja e vaksinës varet nga fakti nëse Sputnik V do të marrë aprovim për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vendim për të cilin RDIF tha se do të merret së shpejti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat