Skandal në Austri, mjeku me një shiringë vaksinoi 60 persona kundër coronavirusit

Evropë

Skandal në Austri, mjeku me një shiringë vaksinoi 60 persona kundër coronavirusit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:26
Ilustrim

Në fabrikën austriake, “Voestalpine”, në Murzzuschlag, një mjek përdori të njëjtën shiringë për të vaksinuar disa njerëz.

Sipas “Kleinezeitung“, rreth 60 punonjës të një kompanie u prekën nga ky lëshim mjekësor gjersa ata tani duhet të testohen për HIV dhe hepatit.

Kompania e ngarkuar me vaksinimin, “Vamed”, shprehu keqardhje të thellë për këtë rast dhe njoftoi se do të insistonte në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj çështje, dhe mjeku u pezullua përkohësisht deri në fund të hetimit.

Doktori i Qendrës së Mjekësisë së Punës “Vamed” duhej të vaksinonte punonjësit e “Voestalpine” kundër coronavirusit, por ky lëshim i ndodhi asaj.

“Voestalpine” theksoi se nuk ishte e qartë për ta se si mund të kishte lëshime në qendrën e vaksinimit në lidhje me cilësinë dhe higjienën.

Zëdhënësi i Vameda, Ludwig Bihler konfirmoi se ishin identifikuar boshllëqe në vaksinimin e disa personave. “Një kontroll i hollësishëm zbuloi se mjeku që kreu vaksinimin kishte keqpërdorur pjesërisht materialin e vaksinës”, shtoi Bihler.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat