Numri i qytetarëve të Bashkimit Evropian që nuk janë lejuar të hyjnë në Britaninë e Madhe është ngritur ndjeshëm në tre muajt e fundit, megjithëse nuk ka pasur fluturime të shumta shkaku i masave për mbrojtje nga pandemia.
3 mijë e 294 qytetarëve të BE-së u është pamundësuar hyrja në vend, ani pse ligjet pas BREXIT parashikojnë që vizitorëve nga blloku t’u lejohet hyrja pa viza.
Shifra aktuale mund të krahasohet me bllokimin e 493 qytetarëve të BE-së në pjesën e parë të vitit të kaluar, kur trafiku ajror ishte 20 herë më i lartë.
Sidoqoftë, vizitorët mund të ndalohen, arrestohen dhe dëbohen nëse dyshohet se kanë udhëtuar në Britani për punë apo nuk kanë respektuar masat e reja për viza.
Autoritetet kanë paralajmëruar se trafiku ajror nga BE-ja pritet që të ngrihet për 20 herë më shumë, me heqjen e ndalesave të udhëtimeve shkaku i Covid-19, por ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se numri i të ndaluarve mund të rritet si rezultat i politikave të ashpra.