Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka konfirmuar se do të garojë për mandatin e dytë, duke shmangur mundësinë që fituesit e zgjedhjeve të shtatorit të propozojnë ndonjë kandidat tjetër.
65-vjeçari Steinmeier, pjesë e partisë Socialdemokrate dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ishte emëruar president nën qeverinë e mëhershme të koalicionit të kancelares, Angela Merkel.
Mirëpo, socialdemokratët janë renditur të tretët në sondazhet e fundit, që do të thotë se kanë pak gjasa që të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
Nëse një gjë e tillë ndodh, Steinmeier do të mbështetej në Konventën e respektit që presidenti aktual të mbajë postin edhe për një mandat.
Presidenti gjerman ka rol kryesisht ceremonial dhe pak fuqi ekzekutive, por në këtë post rëndom zgjidhet ndonjë politikan i rryer që kërkon unifikim të shtetit.
Sondazhet e fundit kanë sugjeruar për një garë të ngushtë mes konservatorëve dhe të gjelbërve, të cilët pritet që ta dominojnë Bundestagun pas zgjedhjeve të shtatorit.