Franca ka refuzuar të premten planin 20 miliardë dollarësh për t’i dhënë më shumë fleksibilitet NATO-s karshi kërcënimeve ushtarake, krizës klimatike dhe ngritjes së madhe të Kinës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar në shkurt që aleatët të shpenzojnë më shumë për buxhetin ekzistues sesa të mbështeten në sistemin aktual, nëpërmjet të cilit qeveritë i paguajnë operacionet e veta ushtarake.
Kjo asokohe ishte përgjigja ndaj tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur presidenti Donald Trump kishte deklaruar se shtetet evropiane nuk kanë kontribuar sa duhet për sistemin mbrojtës përbrenda aleancës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kundërshtimin për fondin e ka bërë shumë kohë pasi që NATO-n e kishte cilësuar si të vjetruar dhe “klinikisht të vdekur”.
Një marrëveshje e re në samitin e 14 qershorit me presidentin Joe Biden do të mund të rikthente unitetin transatlantik.
Franca ka shprehur mendimin se plani prej 20 miliardë dollarësh për dhjetë vjetët e ardhshëm nuk do të ndihmonte në prioritetet ushtarake të saj dhe do të shmangte vëmendjen nga forcimi i kapaciteteve mbrojtëse në mesin e shteteve anëtare të BE-së.