Sulm me thikë në Francë, një police lëndohet rëndë

Evropë

Sulm me thikë në Francë, një police lëndohet rëndë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 22:16
Francë

Një ish-i burgosur francez i radikalizuar, që ishte në listën e personave që konsiderohen se janë të lidhur me terrorizëm, ka sulmuar me thikë një police brenda stacionit të policisë në Francën.

I dyshuari, i cili kishte vjedhur armën e viktimës së tij, kishte shtënë ndaj policëve. Të shtëna armësh pati edhe nga policët gjatë tentimit që ta arrestonin.

I dyshuari është vrarë gjatë arrestimit, ndërsa dy policë kanë mbetur të lënduar, shkruan France 24.

Sulmuesi ishte lënduar rëndë, por pritej të mbijetonte, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Gérald Darmanin.

I dyshuari, që kishte qenë azilkërkues, ishte liruar nga burgu në muajin mars pas tetë vjetësh dënimi me burgim për një krim të rëndë dhe ishte në listën e personave që ishin si të dyshuar për terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat