Posta e Spanjës përballet me kritika të shumta

Evropë

Posta e Spanjës përballet me kritika të shumta

Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:49
Posta e Spanjës

Posta e Spanjës duke dashur të luftojë pabarazinë racore, ka ngjallur reagime të ashpra për racizëm. Posta shtetërore “Correos Espanja” gjatë kësaj jave vuri në përdorim katër pulla postare me ngjyrat e racave njerëzore. Mirëpo vendimi që sa më e errët të jetë pulla postare, çmimi do të jetë më i ulët, ka ngjallur pakënaqësi të madhe në Spanjë.

Ngjyra më e lehtë kushton 1 euro e 60 centë, ndërkaq më e errëta 70 centë. Posta spanjolle vuri në përdorim “Pullat e Barazisë” për të shënuar një vjetorin e vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në duart e policisë.

Ani pse qëllimi ka qenë për të vënë në dukje pabarazinë racore, kritikët kanë thënë se vendimi i postës që pullën më të errët ta bënte me çmim më të lirë përbënte racizëm, duke lënë përshtypjen e pulla postare me ngjyrë më të çelët tregonte se raca e bardhë vlente më shumë.

Organizatat e ndryshme kundër racizmit i kanë bërë thirrje postës që të tërheqë këto pulla postare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat