Firma gjermane ”CureVac” deklaroi se Bordi i Pavarur i Monitorimit të Sigurisë së të Dhënave ose DSMB konfirmoi se studimi kryesor i fazës 2b/3, i quajtur Herlad, për kandidatin e vaksinës Covid-19 të gjeneratës së parë të kompanisë, e kaloi me sukses fazën fillestare.
DSMB konfirmoi se nuk kishte asnjë shqetësim sigurie për CVnCoV.
Studimi do të vazhdojë të mbledhë të dhëna të mjaftueshme për të kryer analiza të rëndësishme të efikasitetit.
Studimi Herald është kryer në një mjedis të karakterizuar nga përhapja e llojeve të shumta virale.
Ai regjistroi afërsisht 40 000 pjesëmarrës në 10 vende në Amerikën Latine dhe Evropë.
Objektivi kryesor i studimit Herlad është të demonstrojë efikasitetin e një administrimi me dy doza 12 μg të CVnCoV në parandalimin e infeksionit Covid-19 të çfarëdo ashpërsie te pjesëmarrësit pa ekspozim paraprak të SARS-CoV-2.