Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 3351 raste me koronavirus dhe 83 viktima, ndërsa ishin dje 3738 të infektuar dhe 126 fatalitete.
Në total, sot u kryen 247330 teste për COVID, 1.3% e të cilave ishin pozitive. Dje, përqindja përkatëse ishte 1.5%.
Numri i pacientëve me koronavirus në njësitë e kujdesit intensiv është 47 më pak se dje, ndërsa në pavijonet e spitalit është 392 më pak.
Në të njëjtën kohë, 19.57% e qytetarëve deri më tani janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit.