Franca në kërkim të ish-ushtarit të armatosur që gjuajti në drejtim të policisë – gjithçka ndodhi kur burri ‘vizitoi’ shtëpinë e ish-partneres

Evropë

Franca në kërkim të ish-ushtarit të armatosur që gjuajti në drejtim të policisë – gjithçka ndodhi kur burri ‘vizitoi’ shtëpinë e ish-partneres

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një kërkim është duke u zhvilluar në Francën jug-perëndimore për një ish-ushtar të armatosur rëndë i cili hapi zjarr ndaj policisë.

Sipas BBC,  helikopterët, ekipet e qenve dhe më shumë se 200 oficerë janë mobilizuar për ta kërkuar ish-ushtarin rreth qytetit Le Lardin-Saint-Lazare në rajonin e Dordogne.

Raportet thonë se burri është rreth 30-vjeçar, ka një histori të dhunës në familje dhe është i armatosur me një armë të kalibrit të lartë.

Autoritetet lokale iu kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda.

“Burri shkoi gjatë natës në shtëpinë e ish-partneres të tij. Një mosmarrëveshje u zhvillua atje, që çoi në ndërhyrjen e xhandarëve dhe aty i dyshuari qëlloi mbi ta. Ai më pas u arratis në pyjet afër”, tha prefekti i Dordogne, Frederic Perissat.

Një medium francez raportoi se incidenti filloi të shtunën në mbrëmje, kur burri sulmoi partnerin e ri të ish-it.

Ai thuhet se qëlloi partnerin e ri, i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Ish-partnerja e tij dhe fëmijët e saj nuk u lënduan dhe tani janë nën mbrojtjen e policisë, thanë autoritetet.

Kur arriti policia, ai gjuajti drejt oficerëve dhe automjeteve të tyre para se të arratisej në pyll. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat