Arrestohet kryeredaktori i një mediaje në Bjellorusi

Evropë

Arrestohet kryeredaktori i një mediaje në Bjellorusi

Më: 31 maj 2021 Në ora: 08:39
Aliaksei Shota

Kryeredaktori i një mediaje në internet në një nga qytetet më të mëdha të Bjellorusisë u arrestua ditën e sotme nën dyshimin e ekstremizmit.

Voa News shkruan se arrestimi të Dielën i kryeredaktorit të Hrodna.life, Aliaksei Shota vjen në mes të një goditje ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve të Presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, i cili vetëm disa ditë më parë arrestoi gazetarin Raman Pratasevich.

Policia tha se faqja në internet “postonte informacione ekstremiste“, por nuk dha detaje. Nuk është ende e qartë nëse Shota, është akuzuar zyrtarisht për ekstremizëm, i cili mund të marrë një dënim me burg deri në 10 vjet.

Shota më parë kishte bashkëpunuar me portalin më të njohur të vendit Tut.by, të cilin autoritetet e mbyllën këtë muaj, pasi arrestuan 15 punonjësit e tij.

Goditja e Bjellorusisë u përshkallëzua një javë më parë me arrestimin e gazetarit disident Raman Pratasevich dhe të dashurës së tij që ishin në bordin e një fluturimi tregtar që u devijua në aeroportin e Minsk për shkak të një kërcënimi të pretenduar për bombë. Avioni po fluturonte mbi Bjellorusinë gjatë rrugës nga Athina për në Lituani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat