Vrasja makabre në Greqi: Ja çfarë thotë psikologia e 20 vjeçares

Evropë

Vrasja makabre në Greqi: Ja çfarë thotë psikologia e 20 vjeçares

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:51
Fotografi ilustruese

Ditët e fundit në mediet greke qarkullojnë aludime, që dyshojnë se bashkëshorti i 20 vjeçares ka gisht në ngjarje. Për këtë ka folur psikologia e vajzës fatkeqe, e cila u vra në fillim të muajit maj, në sy të foshnjës 11 muajshe.

Sipas Eleni Mylonopoulou,  psikologes së Caroline, e cila u vra në Glyka Nera , Athinë, çifti nuk kishte asnjë problem midis tyre.

Siç thekson psikologia, ata ishin një çift shumë i lumtur dhe i afërt, në fakt piloti (bashkëshorti) e shoqëronte gruan e tij në seancat me psikologen.

Përveç kësaj, znj. Mylonopoulou, tha se Caroline ishte një nënë shumë e mirë dhe se kishte kerkuar ndhmën e psikologes për në lidhje me amësinë.

"Për këtë çift, unë kam vetëm më të mirën për të thënë. I shikoja çdo herë bashkë. Caroline nuk kishte shoqe dhe gjithë vëmendjen ia kushtonte fëmijës.  Ajo ishte një fëmijë 20 vjeç, e konsideroja si të ishte bija ime, imagjinoni  fëmijët e mi janë mbi 30 vjeç dhe ajo është 20. Ajo donte këshillën time sepse ishte pak e shqetësuar, por nuk kishte frikë nga asgjë. Ajo ishte njeri i qeshur, me qëllime, ankthi i saj ishte për fëmijën. Para se të lindte ajo kishte pësuar një abort spontan. Babis (bashkëshorti)  ishte shumë mbështetëse në gjithçka për të, madje e mbështeste dhe në studimet universitare. Ajo e donte burrin e saj, dhe ai gjithashtu e donte atë ", tha psikologia.

E pyetur se kur e pa për herë të fundit Caroline, ajo tha: "Nuk e mbaj mend datën e saktë, ata ishin larguar për një udhëtim për Pashkë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat