Mbetet i lartë numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi

Evropë

Mbetet i lartë numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi

Më: 31 maj 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë humbur jetën nga COVID 41 qytetarë, teksa janë shënuar 1 007 raste të reja.

Ndërkohë, vijojnë të jenë në gjendje të rëndë të shtruar në spital 481 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 402 308 të infektuar, prej të cilëve kanë humbur jetën 12 095 persona.

Greqia është një ndër vendet e para në Evropë që ka gati tashmë certifikatën e vaksinimit anti-Covid. Aktualisht, Greqia ka në dispozicion falas për moshat nga 18 deri në 30 vjeç testin e shpejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat