Prokuroria Publike në Leoben po heton një rast në Austri ku dyshohet se një mjek ka vaksinuar 59 persona kundër Covid-19 me të njëjtën shiringë.
Rasti raporohet të ketë ndodhur në fshatin Muerzzuschlag, ku të vaksinuarit ndaj Covid-19, janë punjonës të një kompanie të përpunimit të çelikut.
Autoritetet njoftojnë se rasti është zbuluar pasi numri i pajisjeve mjekësore të përdorura nga mjeku i ngarkuar për vaksinime (dozat e vaksinave dhe shiringat) nuk korrespodonin me numrin e personave të vaksinuar, ka njoftuar Lastampa.
Vetëm pas një hetimi të dytë më të hollësishëm, mjeku në fjalë, e kishte pranuar se ndoshta ai kishte përdorur të njëjtën shiringë dhe të njëjtën gjilpërë disa herë në disa raste. Ekzaminimi i parë pauses në më shumë se 50 persona për fat të mirë nuk shfaqi asnjë infeksion.
Mjeku është pezulluar nga puna, ndërkaq hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.