Sipas ProtoThema, prifti 88 vjeçar, pasi e vrau macen e futi në qese dhe pastaj e hodhi ne koshin e mbeturinave.
Mësohet se 88 vjeçari është arrestuar.
Prifti akuzohet për vrasjen e kafshës, është gjobitur me 30.000 euro dhe po trajtohet nën survejimin e rojeve në spital, pasi shfaqi probleme shëndetësore në paraburgim.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në Volos dhe është denoncuar nga një i ri, i cili ka parë priftin duke vrarë macen.