​Nga sot në Kroaci me test PCR jo më të vjetër se 72 orë

Evropë

​Nga sot në Kroaci me test PCR jo më të vjetër se 72 orë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 18:24
Kroaci

Shtabi i Krizës në Kroaci ka sjellë vendimin më të ri të qeverisë mbi masat antiCOVID-19, i cili ka hyrë në fuqi sot.

Nga sot, njerëzit me një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë mund të hyjnë në Kroaci, në vend të 48 orëve të mëparshme.

Personat e vaksinuar me Pfizer, Moderna ose Sputnik, mund të hyjnë në Kroaci në periudhën nga 22-42 ditë nga vaksinimi i dozës së parë ose nga 22-84 ditë nga marrja e dozës së parë të vaksinës AstraZeneca, tha kreu i stafit të mbrojtjes civile Davor Boçinoviq, raportojnë mediat kroate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat