Pesë tinejxherë janë arrestuar në Belgjikë me akuzë me pretendimin se kanë dhunuar një grup një vajzë 14-vjeçare, që vdiq një javë më pas, raporton BBC.
Sipas mediave belge, imazhet e sulmit janë shpërndarë online.
Viktima ka bërë vetëvrasje katër ditë më vonë.
Prokurorët thonë se tre të dyshuar, që janë të mitur, janë në një objekt korrektues për të mitur, ndërsa dy të tjerë të moshës 18 dhe 19-vjeçare pritet të paraqiten sot para gjykatës.
Prokuroria vetëm ka konfirmuar se po hetojnë për “aktet që ndodhën pak para vdekjes së viktimës”.
Sipas mediave belge, vajza kishte aranzhuar të takohet me një shok te varrezat në Ghent më 15 maj. Mirëpo, ai erdhi me katër të dyshuar tjerë dhe e sulmuan viktimën. Imazhet nga sulmi më pas u postuan në rrjete sociale.
“Këto imazhe ishin goditja e fundit për të...gjitha bota e saj u shemb”, ka thënë babai i vajzës së ndjerë për gazetën “Het Nieuwsblad”.
Rasti ka çuar te një reagim i ashpër nga politikanët belgë, ku Sekretarja e Shtetit për Barazi, Sarah Schlitz, ka bërë thirrje që të merren masa për të parandaluar imazhet e sulmeve seksuale që të shpërndahen online.