Kryeministrja finlandeze zotohet t’i kthejë paratë e keqpërdorura për shujtat e mëngjesit

Evropë

Kryeministrja finlandeze zotohet t’i kthejë paratë e keqpërdorura për shujtat e mëngjesit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 00:50
Sanna Marin

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është zotuar të ripaguajë shpenzimet e shujtës së mëngjesit në një përpjekje për të përmbajtur pasojat nga zbulimet në lidhje me mëngjeset e subvencionuara të familjes së saj.

Kryeministrja 35-vjeçare sqaroi se nuk do të kërkonte më shpenzime të tilla pasi u zotua gjatë fundjavës të paguante mbi 14,000 euro (12,46,613 INR) që ajo kishte marrë si kompensim për mëngjeset dhe vaktet e ftohta.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka pohuar se “meqenëse ka pyetje të hapura në lidhje me shtesën e vaktit, unë do t’i paguaj vetë shpenzimet”, raporton republicworld.

Më vonë në një intervistë me transmetuesin MTV3, ajo shtoi, “Unë nuk kam ndërmend të përdor kompensimin e vaktit në të ardhmen, edhe nëse vendoset të jetë në përputhje me rregulloret”.

Ndryshe, Marin u përball me reagime të ashpra pasi kishte shpenzuar 850 euro për një muaj në ushqimin e mëngjesit, gati tre herë më shumë se sa duhet, gjegjësisht ajo ka të drejtë të shpenzojë 300 euro në muaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat