Një pishinë luksoze tërësisht transparente e ndërtuar mbi tokë është hapur së fundmi në Londër.
Ndodhet në katin e 10-të të dhe ofron pamje marramendëse nga Londra, parlamenti dhe kopshet e bukura të ambasadës. Konsiderohet si vendi më i veçantë për të notuar.
E para e këtij lloji, pishina mund të vizitohet vetëm nga banorët e ndërtesave. Pishina transparente është 25 metra e gjatë, 5 metra e gjerë dhe 3 metra e thellë.
Ajo mund të mbajë 375 ton ujë, dhe është ndërtuar duke përdorur teknologjinë më të avancuar. Për projektin e saj janë angazhuar një ekip arkitektësh, ekspertësh dhe inxhinierësh .
Pishina qiellore qëndron 24 orë e hapur. Pavarësisht se është unike në llojin e saj, shumë prej komentuesve në rrjetet sociale e konsiderojnë notin në të si një eksperiencë tepër të frikshme duke theksuar faktin se nuk do ta provonin kurrë.
Pishina ishte planifikuar të hapej në verën e vitit 2020, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.