Nuk ndalen lëkundjet, sërish tërmet në Greqi

Evropë

Nuk ndalen lëkundjet, sërish tërmet në Greqi

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Nuk ndalet vala e lëkundjeve nga tërmeti në Greqi. Për të dytën ditë radhazi Greqia tronditet nga një tërmet tjetër me magnitudë 5 të shkallës Rihter.

 Nga të dhënat që raportona qendra Europiane Mesdhetare e Tërmeteve mësohet se tërmeti ra rreth orës 18:06 me orën lokale.

Epiqendra e tij ishte 20 km nga Patria dhe 13 km nga Aígio në Greqi.

Nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Dy ditë më parë Greqia u trondit nga një tjetër tërmet më magnitudë 4.6 të shkallës rihter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat