​Shpërthim në një depo municionesh në Serbi

Evropë

​Shpërthim në një depo municionesh në Serbi

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një depo municionesh në Serbi, raporton KosovaPress.

Kompania “Sloboda”, e cila ndodhet në Çaçak, rreth 140 kilometra larg Beogradit, njoftoi se zjarri kishte kapluar një pjesë të fabrikës, e cila ishte projektuar për ruajtjen e disa produkteve të municionit.

Nga raportimet e deritanishme, nuk ka pasur të lënduar nga ky shpërthim, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fabrikë.

Anëtarët e sektorit të emergjencave në Ministrinë e Brendshme të Serbisë kanë thënë se brenda 24 orëve do të arrijnë të zbulojnë shkakun e shpërthimit.

Mediat serbe raportojnë se situata tashmë është më e qetë në atë pjesë dhe se më nuk po shihet tym nga fabrika. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat