COVID-19 në Greqi, 1.112 infektime dhe 34 fatalitete gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Greqi, 1.112 infektime dhe 34 fatalitete gjatë 24 orëve të fundit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Greqi, kanë raportuar ecurinë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij intervali kohor, janë regjistruar 1.112 të infektuar.

Nga krahu tjetër, fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 34 qytetarë, duke e çuar këtë numër, që prej fillimit të pandemisë në 12.218.

Sakaq, raportohet se në të gjitha spitalet e vendit, në njësitë e kujdesit intensive ndodhen 335 pacientë të intubuar.

Ndërsa nga rastet aktive, në këto 24 orë ndahen në 564 në Atikë (590 ka pasur dje) dhe 103 në Selanik (148 u regjistruan një ditë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat