Zvicra do të fillojë shpërndarjen e “certifikatave COVID-19” javën e ardhshme për njerëzit që janë vaksinuar, testuar negativisht ose janë shëruar nga infeksioni si një mënyrë për t’ia lehtësuar qytetarëve udhëtimet në Evropë, ka thënë Qeveria.
Është ende duke punuar në detaje se kur një certifikatë - e disponueshme në kopje fizike dhe format elektronik - duhet të paraqitet në vend dhe cilat kufizime mund të hiqen për bartësit, përfshirë ata që kërkojnë të marrin pjesë në evente të ndryshme.
“Qëllimi i certifikatës është i qartë: ajo duhet të krijojë lirinë e lëvizjes duke treguar se është vaksinuar, shëruar ose testuar. Në veçanti do të bëjë më të thjeshtë udhëtimet në zonën Schengen”, ka thënë ministri i Financave, Ueli Maurer, në një konferencë shtypi në Bern.
BE arriti një marrëveshje në maj për certifikatat e ngjashme COVID-19, me skemën e saj që të jetë gati deri në 1 korrik, ka thënë blloku.
Një urdhëresë që krijon bazën ligjore për fillimin e sistemit zviceran hyn në fuqi të hënën, kur certifikatat e para do të fillojnë të jepen. Ato do të jenë në dispozicion të publikut të gjerë jo më vonë se në fund të qershorit.