Franca ka nisur përgatitjet për sezonin veror, duke u hapur si destinacion turistik për vizitorët ndërkombëtarë të vaksinuar kundër COVID-19.
Qeveria në Paris ka vendosur që ta shfuqizojë kërkesën për testim për vizitorët evropianët dhe për turistët e vaksinuar nga pjesët e tjetra të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Masat në këtë vend kanë nisur të zbuten që nga e mërkura. Mirëpo sipas vendimit të Qeverisë, turizmi nuk do të jetë i mundur për vizitorët nga shtetet me shkallë të lartë të raste me koronavirusit ose për ata që përballen me variantet e reja.
Për momentin, në listën e kuqe të vendit janë 16 shtete, përfshirë Indinë, Afrikën e Jugut dhe Brazilin.
Vizitorët e vaksinuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe nuk do të kenë nevojë që t’i nënshtrohen karantinimit, pas mbërritjes në Francë dhe nuk duhet as të arsyetojnë vizitën e tyre.
Megjithëkëtë, atyre do t’u kërkohet testi PCR jo më i vjetër se 72 orë. Fëmijët e pavaksinuar do të lejohen me të rriturit e vaksinuar.
Vizitorët evropianë dhe ata nga shtatë shtetet, si Australia, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Libani dhe Zelanda e Re, nuk duhet të testohen nëse janë të vaksinuar.