Evropa lehtëson lëvizjet, Franca, Britania, Spanja dhe Kroacia lirojnë aksesin për të huajt

Evropë

Evropa lehtëson lëvizjet, Franca, Britania, Spanja dhe Kroacia lirojnë aksesin për të huajt

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Evropianët e vaksinuar mund të hyjnë në Francë pa qenë nevoja e një testi duke filluar nga 9 qershori. Për vendet e klasifikuara “të gjelbra” nuk kërkohet një arsye e veçantë, ndërsa testi jo më i vjetër se 72 orë kërkohet vetëm për të pavaksinuarit.

Turizmi megjithatë, nuk do të jetë i mundur për vende ku ka rritje të infektimeve apo variante të reja. Një listë e kuqe e hartuar për momentin përmban 16 vende, përfshirë Indinë, Afrikën e Jugut dhe Brazilin. Jashtë Evropës, pjesa tjetër e botës është klasifikuar me ngjyrën portokalli në regjistrin e ri të udhëtimeve.

Britania ndërkohë, ka prezantuar një sistem me dritë semafori për të lejuar udhëtimet me jashtë bazuar në situatën e COVID në vende të ndryshme. Vlerësimi i parë degradoi Portugalinë në listën e vendeve portokalli, duke u prishur planet pushuesve.

Përveç Portugalisë, asnjë vend tjetër nuk ka lëvizur nga statusi i gjelbër dhe udhëtarët që kthehen nga shteti luzitan do të qëndrojnë në karantinë, si pasojë e funksionimit të sistemit të qeverisë.

Nga e hëna e ardhshme, udhëtarët e vaksinuar nga e gjithë bota do mund të hyjnë në Spanjë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Pedro Sanchez.

Mes kushteve që do të përfshihen në draftin final është se personat e imunizuar do të munden të hyjnë në vend 14 ditë nga vaksina e fundit dhe do të mund të marrin dozën e dytë.

Ndërkohë, qytetarët e BE-së dhe ata nga zona Schengen do të mund të hyjnë në Kroaci të vaksinuar me një dozë të vetme, nëse ajo është marrë jo më herët se 22 ditë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat