Policia po bën thirrje për dëshmitarë pasi një burrë dyshohet se u përpoq t’ia vinte flakën një sinagoge në Ulm të Gjermanisë.
Policia ka thënë se burri u pa teksa hidhte një shishe me lëngje në muret e një sinagoge dhe duke e ndezur.
Një dëshmitar menjëherë ka thirrur zjarrfikësit të cilët arritën ta fikin brenda disa minutash.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes para se të arrinin forcat e rendit, raporton AP.
Zjarri raportohet se nuk shkaktoi dëme në strukturën e ndërtesës.