Verë e nxehtë në Zvicër

Evropë

Verë e nxehtë në Zvicër

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:55
Zvicër

Më 21 qershor shënohet fillimi i verës në Zvicër dhe të gjithë hemisferën veriore.

Duke pasur parasysh mungesën e pranverës reale gjatë shumicës së prillit dhe majit, të cilat dominoheshin kryesisht nga temperatura të ulëta, shumë shi dhe dëborë në lartësi të ulëta, ne vetëm mund të shpresojmë që vera të sjellë rrezet e diellit dhe ngrohtësinë.

Meteorologët parashikojnë një verë të nxehtë, e ngjashme sikurse vitin e kaluar.

Sipas ekspertëve të motit, Zvicra në vitet e fundit, nga verat e freskëta që kishte më parë temperaturat janë rritur dukshëm dhe shpeshhere edhe është diskutuar ky fenomen.

Përfundimet janë se ngrohja globale ka ndikuar në rritjen e temperaturave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat