Rojet bregdetare të Italisë kanë ndaluar një anije shpëtimi me emigrantë që i pjesëtarë të një organizate joqeveritare të Gjermanisë.
Sipas zyrtarëve, kjo ndodhi si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë nga ata.
“Një inspektim zbuloi parregullsi të ndryshme të një natyre teknike që mund të rrezikojnë jo vetëm sigurinë e anëtarëve të ekuipazhit, por edhe atë të personave që ishin ose që mund të rikuperohen në të ardhmen në bord gjatë operacioneve të ndihmës”, thanë rojet bregdetare në një deklaratë.
Rojet bregdetare thanë se organizata kishte pajisje mjaftueshme për të shpëtuar deri në 27 persona, duke deklaruar se ekuipazhi nuk mund të garantonte evakuimin e njerëzve në bord.
Anija Sea-Eye 4 kishte zbarkuar më shumë se 400 emigrantë në portin Sicilian të Pozzallo, shkruan Euronews.