Aktivistët në Itali me padi ndaj Qeverisë për ndryshimet klimatike

Evropë

Aktivistët në Itali me padi ndaj Qeverisë për ndryshimet klimatike

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:58
Foto

Aktivistët e mjedisit në Itali po bëjnë gati një padi ndaj Qeverisë, pasi thonë se organet shtetërore janë duke dështuar në trajtimin e mjaftueshëm të krizës klimatike.

203 persona do të paraqesin padinë e tyre në Gjykatën Civile të Romës, të shtunën. Ata duan që gjykata të urdhërojë qeverinë, të udhëhequr nga kryeministri, Mario Draghi, të miratojë politika më të favorshme për ndryshimet klimatike si dhe të rrisë ndjeshëm objektivin e saj të uljes së emetimeve të karbonit.

“Ne po i kërkojmë gjykatës të njohë atë që Qeveria italiane nuk është duke e respektuar detyrimin e saj për të mbrojtur popullsinë nga ndryshimet klimatike”, tha zëdhënësja e organizatës mjedisore “A Sud dhe Giudizio Universale”, Marica Di Pierri.

Paditësit midis tyre shoqatat mjedisore, qytetarët italianë, banorët e huaj dhe aktivistët e rinj thonë se qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur të adresojnë seriozisht krizën e klimës pavarësisht se vendi është i prekshëm nga ngjarjet ekstreme të motit, raporton The Guardian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat