Një çift francez janë vrarë ditën e sotme në Korfuz.
Mediat greke bëjnë me dije se krimi i dyfishtë ndodhi paraditen e të dielës në zonën e Dasia.
Viktimat janë një çift që ishin vendosur për të jetuar në zonë.
Autori dyshohet se u kishte bërë pritë atyre dhe pasi i qëlloi për vdekje u largua.
Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja dhe po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo.