Një grua, 87 vjeçare, është shoferja më e vjetër dhe më e rrezikshme në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që u dënua për goditjen e tre personave teksa po kthehej nga një park.
Pauline Haynes goditi dy gra dhe një djalë teksa voziste makinën e saj, Mazda, shkruan Daily Mail.
Nicola Weir dhe djali i saj tetë vjeçar, Kyle, ishin në radhë për të ngrënë ushqim kur u goditën nga Haynes.
Weir u dërgua me urgjencë në spitalin “Mbretëresha Elizabeth” në Birmingham, pasi aksidenti i shkaktoi gjakderdhje në tru.
Megjithëse shoferët e moshuar janë akuzuar për shkelje gjatë vozitjes, Haynes është gruaja më e moshuar që pranoi dy aktakuzat e saj për lëndim të rëndë, pasi u paraqit në gjykatën e Worcester.
Kryetari i Gjykatës, Kevin Lloyd-Wright, tregoj që për shkak të moshës së saj dhe natyrës së veprës e dërgojnë në gjykatë për dënim.
Haynes do të përballet me pesë vjet burgim, por tani është liruar me kusht dhe iu është ndaluar drejtimi i automjetit.