Spanja rihap kufijtë për turistët e vaksinuar

Evropë

Spanja rihap kufijtë për turistët e vaksinuar

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Spanja po rihap kufijtë e saj për vizitorët ndërkombëtarë të vaksinuar, duke shpresuar të ringjallë sektorin e turizmit.

Gjithashtu, vendi do të lejojë edhe anijet e lundrimit në portet e saj.

Sipas medieve të huaja, më parë Spanja lejonte vetëm vizitorët nga vendet e BE-së me një test negativ të COVID-19, 72 orëve para hyrjes në vend, ndërsa, tani turistët mund të hyjnë me një test serologjik.

Por tre vendet kryesore që vizitojnë këtë vend, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania nuk e kanë hequr ende atë nga lista e vendeve në rrezik, që do të thotë që çdo pushues do të duhet të bëjë karantinë kur të kthehet.

Aeroporti në Malaga pret rreth 20 fluturime vetëm të hënën në mëngjes, nga vendet përreth Evropës si Berlini, Lille, Frankfurti dhe Londra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat