Muret e Napolit kthehen në fushëbetejë në emër të drejtësisë për të rinjtë e vrarë

Evropë

Muret e Napolit kthehen në fushëbetejë në emër të drejtësisë për të rinjtë e vrarë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 14:25
Muret e Napolit

Muret e rrugëve te Napolit kanë qenë telajo për Napolitanët për mijëra vite më radhë.

Ato janë të mbushur në shkrime dashurie, skica komike apo edhe deklarata politike.

Sidoqoftë, muajt e fundit këto mure janë kthyer në një fushëbetejë për prindërit apo familjet që mbajnë zi për vdekjen e fëmijëve të tyre, të cilët mbeten të vrarë nga duart e policisë ose mafies vendase.

Image
Foto: Verita per Ugo Russo / FB

Familjet e të rinjve të vrarë nga mafia Camorra thonë se pikturimi i muraleve të fëmijëve që dyshohet të jenë vrarë nga duart e policisë nuk është një ide e mirë. Ata shprehin shqetësimin se kjo mund t’i lartësojë dhe kthejë këta të rinj në shenjtorë të lavdishëm, kur në fakt para se të vdisnin ata ishin pjesë e të njëjtit problem që u bë shkak për vdekjen e tyre: mafia-s.

Protesta të shumta pati Marsin e kaluar pas vdekjes së Ugo Russo-s. 15-vjeçari kishte tentuar të grabiste një orë të tipit Rolex, duke ndaluar në trafik dhe kërcënuar me një armë lodër, makinën e një qytetari që kishte qëlluar të ishte një polic jashtë detyre. Polici akuzohet për vrasjen e Russo-s.

Muaj të tërë pas vdekjes së Ugo Russo-s, familja e tij pikturojë një murale në një nga kuartieret e klasës së mesme napolitane të njohura si Quartieri Spagnoli, me qëllim që të tërheqin vëmendjen ndaj paqartësive që karakterizuan vdekjen e tij.

“Kjo murale është klithma jonë për të vërtetën dhe drejtësinë,” shprehet Vincenzo Russo, 38 vjeçari dhe babai i Ugo-s. – “Ne duam t’i themi të gjithëve se vdekja e Ugo-s mund të shmangej.

Ai bëri një gabim por nuk ishte i përfshirë në ndonjë bandë krimi të organizuar. Kanë kaluar 15 muaj dhe ende nuk kemi marrë një raport autopsie.”

Në shkurt, bashkia e qyteti urdhëroi heqjen e dy muraleve të ngjashme, por familja e Ugo-s e apelojë vendimin – duke sqaruar se leja ishte marrë nga pronari i pallatit, – dhe në këtë mënyrë arriti të ndalojë procesin.

Familja e një tjetër të riu të vrarë nga policia, Luigi Caiafa nuk ja doli të merrte këtë leje dhe muralja e djalit të tyre u hoq.

Edhe pse arti guerrilas në rrugët e Napolit është goxha i përhapur, autoritetet kanë fuqinë të fshijnë çdo vepër që nuk ka marrë miratim zyrtar.

Vrasjet e Camorra-s

Nga viti 1982 – 2015, vetëm në Campania janë vrarë 183 qytetarë nga Camorra, mafia Napolitane. 19 prej tyre ishin të rinj nën moshën 18 vjeç.

Djali 11 vjeçar i Gaetano de Pandi-t vdiq pasi u godit nga një plumb qorr në Qershor 1991.

De Pandi, i cili ende mban zi për humbjen e djalit të tij, dëshiron që të këtë mundësinë t’i ngre edhe djalit të tij një murale diku në qytet, në mënyrë që të shërbejë si një paralajmërim për çdo të ri që tundohet nga bota e krimit.

Sipas Gianmario Siani, nipit të Giancarlo Siani, një gazetari të vrarë nga Camorra në vitin 1985, “do të ishte shumë më e drejtë të ngriheshin murale për qindra viktima të pafajshme.”

Sidoqoftë konsensusi nga të gjitha palët është që diçka duhet bërë medoemos, për t’i parandaluar këta fëmijë, që ata të mos i bashkohen botës së krimit por mënyra se si qyteti mund ta bëjë këtë, është një pyetje që qëndron ende, në mendjen e çdo Napolitani.

Problemi i papunësisë së të rinjve

Gianmario Siani tregon se gjatë viteve ka patur një tendencë në rritje për t’i futur në burg të rinjtë në vend që të investohen para në parandalimin e këtyre fëmijëve që vijnë nga familje apo lagje të varfra, shumë më parë se ata të përfshihen në botën e krimit.

“Fakti që Ugo është një 15-vjeçar që tentojë të vidhte orën e dikujt me një armë lodër është provë e varfërisë në edukim,” shton Siani. “E ky nuk është faji i Ugo-s së shkretë, sepse ai ishte vetëm një fëmijë. Është faji ynë, është i të gjithëve ne dhe i shtetit. Dhe Ugo ishte vetëm një, ka shumë të tjerë si puna e tij.”

Rajoni jugor Italian i Campania-s, kryeqyteti i të cilit është Napoli, ka një nga përqindjet më të larta të papunësisë së të rinjve në Evropë, përkatësisht 47.9%.

Dhe kjo, e bashkuar me ndarjen e padrejtë të fondeve shtetërore në Italinë jugore dhe korrupsionin në nivelin lokal, i bën fëmijët t’i drejtohen krimeve banale por edhe atij të organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat