Ministri gjerman për Europën, Heiko Maas ka kërkuar shfuqizimin e ‘veto-s’ nga vendet anëtarë të BE për vendime që lidhen me politikën e jashtme.
Shqetësimi kryesor i BE ngelet Hungaria e cila për disa çështje të fundit ka vendosur veto-n duke bllokuar vendime për të cilat kanë rënë dakord shumica e vendeve anëtarë.
Sipas Maas me të drejtën e ‘veto-s’ disa njerëz po mbajnë peng BE-në dhe tashmë rrezikohet edhe kohezioni i vetë Europës në vendimet e saj.
“Ne nuk mund ta lëmë veten të mbajtur peng nga njerëzit që pengojnë politikën e jashtme evropiane me vetot e tyre. Nëse nuk e bëni atë atëherë herët a vonë po rrezikoni kohezionin e Europës. Vetoja duhet të hiqet, edhe nëse kjo do të thotë që ne mund të mbivlerësohemi. “- tha Maas.