Rusia, në përgjigje të sanksioneve kanadeze të vendosura në mars, ka vendosur të ndalojë nëntë shtetas kanadezë të hyjnë në territorin e saj për një kohë të pacaktuar, tha të hënën ministria e jashtme ruse.
Kanada më 24 mars vendosi sanksione të reja ndaj nëntë zyrtarëve rusë për “shkelje të rënda dhe sistematike të së drejtave të njeriut në Rusi”, duke bërë që Kremlini të zotohet për një përgjigje, raporton Reuters.
Rusia vendosi ndalimin udhëtimit për David Lametti, Ministër i Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm i Kanadasë dhe Anne Kelly, Komisionere e Shërbimit Korrektues të Kanadasë dhe Komisionerit të Policisë Kanadeze, Brenda Lucki.
Gjithashtu të vendosur në listën ruse ishin Marci Surkes, Drejtor i Politikës për Kryeministrin Justin Trudeau, Dominic LeBlanc, Mnistër i Çështjeve Ndërqeveritare, Jody Thomas, Zëvendësministër i Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare dhe Mike Rouleau, Zëvendëskomandanti i Forcave të Armatosura.
Sanksionet e Rusisë zbatohen gjithashtu për Brian Brennan, nënkomisar i Policisë Mbretërore Kanadeze Kanadeze dhe Admiralin Kanadez, Scott Bishop, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Ministria tha se u hakmor në përgjigje të “sanksioneve të paligjshme” që Kanada vendosi kundër qytetarëve rusë për çështjen e Alexei Navalny.
Navalny, një kritik i hapur i Kremlinit, u arrestua këtë vit dhe u dërgua në burg.
Ministria e Jashtme e Kanadasë nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm.
Navalny u ndalua kur u kthye në Rusi në janar nga Gjermania ku ai u trajtua për atë që autoritetet gjermane arritën në përfundimin se ishte helmim në Rusi me një helm i cili është i ndaluar.
Kremlini thotë se nuk ka parë asnjë provë që ai ishte helmuar dhe se burgu i tij nuk është politik.