Dy persona kanë përfunduar të arrestuar, pas sulmit ku Presidenti francez Emmanuel Macron, u qëllua me shuplakë, gjatë një vizite që bëri në rajonin Drome në Francën juglindore.
Së fundi në media qarkulluan pamje, ku figuron një burrë i cili bërtet ‘’Poshtë Macron’’, e më pas edhe e qëllon presidentin francez me shuplakë.
Shoqëruesit e sigurisë së Macron ndërhyn shpejt për ta tërhequr njeriun në tokë dhe për ta lëvizur Macron larg tij.
Rrethimi i Macron konfirmoi se një burrë kishte bërë përpjekje për t’i dhënë një shuplakë Macron.