30 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid në Greqi

Evropë

30 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid në Greqi

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi kanë humbur jetën nga koronavirusi 30 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12, 331 persona.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 1, 339 raste të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 411,534 të prekur me Covid, prej të cilëve 51, 2% janë burra.

Nga 1, 339 rastet e e reja me koronavirus, 672 prej tyre u raportuan në Atikë dhe 126 raste në Selanik.

Ndërkohë numri i pacientëve të cilët ndodhen në intubim është 381 persona, 63,2% e të cilëve janë burra, ndërsa mosha mesatare e tyre është 67-vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat