Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me erë dhe reshje të dendura shiu ka goditur Romën, duke shkaktuar probleme në disa zona të kryeqytetit italian.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë qenë në gatishmëri për të ndihmuar banorët, shumë prej të cilëve i gjetën banesat e tyre nën ujë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Probleme u hasën në rrugë dhe gjithashtu në një shkollë fillore, ku u evakuuan të gjithë nxënësit në një hotel pranë, deri sa u kontaktuan prindërit e tyre.
Pamjet: