Një djalë pesë-vjeçar është gjetur i vdekur në një makinë në Knin të Kroacisë.
Trupi i pajetë i djalit u gjet në një parking.
Sipas mediave kroate, bëhet fjalë për një pesë vjeçar.
Vdekja e një fëmije në një makinë të mbyllur është tronditëse në vetvete, por detajet e tragjedisë janë edhe më tronditëse.
Babai, ndryshe me profesion ushtar, e çoi bashkëshorten në punë, dhe më pas, para se të shkonte në punë, iu desh ta çonte djalin e tij në kopsht.
Djali, megjithatë, nuk arriti të shkojë kurrë në kopsht.
Dyshohet se babai ka shkuar në punë dhe nuk e ka kuptuar që djali i tij ishte duke fjetur në sediljen e pasme të makinës.
Ai parkoi makinën në parking dhe shkoi në kazermë.
Djali mbeti në sediljen e pasme të makinës, i mbyllur. Temperatura e ditës ishte mbi 28 gradë çka bëri që ai të vdesë.