Mjeku gjerman pushohet nga puna pasi vaksinoi gabimisht një vajzë 9-vjeçare

Evropë

Mjeku gjerman pushohet nga puna pasi vaksinoi gabimisht një vajzë 9-vjeçare

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Një mjek në Gjermani është pushuar nga puna, pasi gabimisht vaksinoi një vajzë 9-vjeçare kundër Covid në një qendër në Bobingen të Bavarisë. Kjo është një praktikë e paautorizuar në Gjermani, ku vaksina injektohet vetëm nga mosha 12 vjeç e sipër.

Mjeku u padit për lëndime nga pakujdesia dhe u pushua menjëherë nga puna.

Ai i kërkoi falje babait të fëmijës, i cili duhet të ishte marrësi i vërtetë i dozës së vaksinës, duke deklaruar se ai e kuptonte që fëmija konsiderohej i rrezikuar.

Lajmi u raportua nga media kombëtare në Gjermani. Deri më tani, fëmija që po mbahet nën vëzhgim mjekësor, nuk ka paraqitur ndonjë efekt anësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat