Italia regjistron 2,199 të infektuar dhe 77 humbje jete në 24 orë

Evropë

Italia regjistron 2,199 të infektuar dhe 77 humbje jete në 24 orë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:38
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 2,199 raste të reja me koronavirus nga 218,738 teste të kryera.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se si pasojë e sëmundjes, jetën e humbën edhe 77 qytetarë të tjerë, krahasuar me 102 që u regjistruan një ditë më parë. Kurse, bilanci total i viktimave që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 126.767.

Shkalla e pozitivitetit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, është 1%.

Numri total i të infektuarve është 4,2 milionë kurse ai i të shëruarve është 3,9 milionë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat