Personi i cili po akuzohet për goditjen e Presidentit francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Francë këtë javë do të paraqitet për gjykim të menjëhershëm, thanë autoritetet franceze.
“28-vjeçari i identifikuar si Damien, ka pranuar gjatë seancës se ka goditur kreun e shtetit”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë.
Incidenti ka shkaktuar zemërim në të gjithë vendin, shkruan Euronews.
Macron, i cili ishte në një vizitë në një shkollë mikpritjeje në Drome, u godit të Martën në fytyrë ndërsa po shtrëngonte duart me një anëtar të publikut.